Arian Tahiri kërkon kthimin urgjent të projektligjit për Specialen
Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i kërkoi Qeverisë ta kthejë urgjentisht në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara. Duke folur pas seancës, ai tha se mbështetja me 99 vota për…

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i kërkoi Qeverisë ta kthejë urgjentisht në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara. Duke folur pas seancës, ai tha se mbështetja me 99 vota për deklaratën e Kuvendit duhet të pasohet nga veprime ligjore.
“Kuvendi e kreu punën e vet, pra u pa vullneti politik, që është shumë e rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa tash përgjegjësia është te Qeveria”, deklaroi Tahiri.
Sipas tij, PDK-ja i ka hartuar dhe proceduar ndryshimet ligjore, ndërsa projektligji ndodhet në Qeveri. Ai kërkoi procedimin e tij në Kuvend brenda ditëve të ardhshme dhe shprehu pritjen se do të gjejë mbështetje nga deputetët.
Tahiri theksoi se deklarata e miratuar shpreh vullnet politik dhe nuk është akt juridik. Ai falënderoi grupet parlamentare që e mbështetën nismën.
I pyetur nëse projektligji duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit, deputeti i PDK-së tha se janë çështje të ndara. Për presidentin, ai kërkoi angazhim dhe konsensus ndërmjet partive, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të njëpasnjëshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


