Arian Tahiri: Deklarata nuk mjafton, duhet ndryshuar ligji për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se deklarata e Kuvendit për vendimin e Gjykatës Speciale nuk mjafton dhe kërkoi ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai…

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se deklarata e Kuvendit për vendimin e Gjykatës Speciale nuk mjafton dhe kërkoi ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai i bëri thirrje Qeverisë që ta kthejë sa më shpejt nismën në Kuvend.
“Ligji tashmë është në Qeveri. Kuvendi e ka kryer punën e vetë. I bëjmë thirrje që ta kthej sa më shpejt në Kuvend”, tha Tahiri.
Sipas tij, Qeveria nuk duhet ta zvarrisë procesin dhe institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkretë. Tahiri e lidhi kërkesën me protestat e qytetarëve kundër vendimit të 16 shtatorit, të cilin ai e cilësoi si padrejtësi historike.
Ai u bëri apel të gjitha partive për unitet dhe kontribut në këtë proces, duke deklaruar se grupi parlamentar dhe PDK-ja do të angazhohen për të kontribuar në ndryshimin e ligjit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


