Pa kategori
Ambasada e Kosovës mirëpret nominimin e Bogachek për Prishtinën
Ambasada e Kosovës në SHBA ka mirëpritur nominimin e Michael Bogachek për ambasador të ardhshëm amerikan në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.…

Ambasada e Kosovës në SHBA ka mirëpritur nominimin e Michael Bogachek për ambasador të ardhshëm amerikan në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Sipas mesazhit të ambasadës, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, i ka përcjellë urimet Bogachek për nominimin.
“Presim me padurim të punojmë së bashku për të forcuar më tej miqësinë tonë të qëndrueshme dhe marrëdhënien unike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


