Pa kategori

Ambasada amerikane nderon Bunjakun, Prattipati merr pjesë në përkujtimin e trevjetorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nderoi Afrim Bunjakun në trevjetorin e rënies së tij gjatë sulmit në Banjskë. Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada bëri të ditur se e ngarkuara…

Ambasada amerikane nderon Bunjakun, Prattipati merr pjesë në përkujtimin e trevjetorit
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nderoi Afrim Bunjakun në trevjetorin e rënies së tij gjatë sulmit në Banjskë. Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada bëri të ditur se e ngarkuara me punë, Anu Prattipati, mori pjesë në përkujtim së bashku me drejtues të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues diplomatikë.

“Nderojmë sakrificën dhe guximin e tij”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane.

Në njoftim, ambasada e cilësoi Bunjakun Hero të Republikës së Kosovës dhe kujtoi se zyrtari policor u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të vitit 2023.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top