Pa kategori

Altin Krasniqi: Prej gjashtë vitesh presim vizita nga përfaqësuesit e institucioneve

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka deklaruar në një postim publik se familja e tij prej gjashtë vitesh pret që përfaqësues të institucioneve të Kosovës ta vizitojnë në shtëpi.…

Altin Krasniqi: Prej gjashtë vitesh presim vizita nga përfaqësuesit e institucioneve
Dëgjo artikullin 1 min

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka deklaruar në një postim publik se familja e tij prej gjashtë vitesh pret që përfaqësues të institucioneve të Kosovës ta vizitojnë në shtëpi. Ai ka theksuar se dera mbetet e hapur për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e familjes.

“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim”, ka shkruar Krasniqi.

Në postim, ai e ka lidhur këtë pritje me vlerësimin për kontributin e të atit në ndërtimin e institucioneve. “Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka shtuar ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top