Pa kategori

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Prej gjashtë vjetësh presim përfaqësuesit e institucioneve

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, tha se familja e tij prej gjashtë vjetësh pret vizita nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Në një postim në Facebook pas ftesës së…

Altin Krasniqi pas ftesës së Haxhiut: Prej gjashtë vjetësh presim përfaqësuesit e institucioneve
Dëgjo artikullin 1 min

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, tha se familja e tij prej gjashtë vjetësh pret vizita nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Në një postim në Facebook pas ftesës së Albulena Haxhiut për takim me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, ai theksoi se shtëpia e tyre mbetet e hapur.

“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se familja ka pritur gjatë këtyre viteve familjarë, miq dhe njerëz që bashkëndjejnë me dhimbjen e saj. Krasniqi theksoi gjithashtu se në ndërtimin e institucioneve të Kosovës qëndrojnë, sipas tij, edhe vepra dhe sakrifica e babait të tij.

“Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, shkroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top