Altin Krasniqi: Deklarata për Specialen nuk mjafton pa ligjin
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e vlerësoi deklaratën e miratuar të hënën në Kuvendin e Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara si një nismë të mirë, por tha se…

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e vlerësoi deklaratën e miratuar të hënën në Kuvendin e Kosovës për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara si një nismë të mirë, por tha se ajo nuk mjafton pa miratimin e një ligji për Gjykatën Speciale.
“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete”, ka shkruar Krasniqi.
Në reagimin e tij, deputeti kërkoi që mbështetja për UÇK-në të shprehet përmes vendimeve institucionale. “UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj”, deklaroi ai.
Krasniqi shtoi se, sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e vendit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


