Alija: Ligji për Specialen duhet kthyer në pikën zero
Artan Alija, nga organizata “The Strategy Group” në Washington, tha se procesi për ligjin që lidhet me Gjykatën Speciale duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet me partnerët…

Artan Alija, nga organizata “The Strategy Group” në Washington, tha se procesi për ligjin që lidhet me Gjykatën Speciale duhet të kthehet në pikën zero dhe të diskutohet me partnerët ndërkombëtarë, pasi sipas tij vazhdimi me të njëjtin tekst mund të jetë proceduralisht i pamundur.
Gjatë paraqitjes në emisionin “FIVE” të Dukagjinit, ai e lidhi tërheqjen apo kthimin mbrapa të ligjit me atë që e përshkroi si presion të vazhdueshëm ndërkombëtar. Këtë lidhje e paraqiti si vlerësim të tij.
“Ajo që mendoj se duhet të bëhet tash është të mos ketë lojëra më me këtë ligj”, deklaroi Alija, duke kërkuar shmangien e veprimeve që mund ta komplikojnë më tej procesin.
Ai bëri thirrje për kujdes në deklarimet për gjykatat ndërkombëtare dhe drejtësinë. Gjithashtu, kërkoi më shumë transparencë nga grupi punues qeveritar, duke thënë se publiku meriton informacione më të qarta për zhvillimet rreth kësaj çështjeje.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


