Pa kategori

Al-Zobaie: Iraku ende s’është gati ta marrë përsipër sigurinë

Lideri fisnor sunit nga Falluxha, Abdulrahman al-Zobaie, paralajmëroi se tërheqja e forcave amerikane mund të krijojë një boshllëk sigurie në Irak. Në deklaratën për Reuters, ai shprehu dyshime për gatishmërinë…

Al-Zobaie: Iraku ende s’është gati ta marrë përsipër sigurinë
Dëgjo artikullin 1 min

Lideri fisnor sunit nga Falluxha, Abdulrahman al-Zobaie, paralajmëroi se tërheqja e forcave amerikane mund të krijojë një boshllëk sigurie në Irak. Në deklaratën për Reuters, ai shprehu dyshime për gatishmërinë e vendit që t’i përballojë vetë përgjegjësitë e sigurisë.

“Ne besojmë se Iraku ende nuk është plotësisht gati për të marrë përsipër çështjet e sigurisë në këtë moment”, tha al-Zobaie. Sipas tij, irakianët e ndajnë dëshirën për sovranitet të plotë, por mënyra e tërheqjes mbetet shqetësuese.

Analisti irakian i sigurisë Jasim al-Bahadli tha për Reuters se prania amerikane kishte shërbyer si kundërpeshë ndaj ndikimit të Teheranit. Ai vlerësoi se grupet pro-iraniane mund të përpiqen ta shfrytëzojnë tërheqjen për të zgjeruar ndikimin mbi vendimmarrjen politike dhe të sigurisë në Irak.

Një vlerësim tjetër dha Abu Mojtaba al-Yasiri, komandant i “Rezistencës Islamike në Irak”, grupim që përfshin fraksione të armatosura të mbështetura nga Irani. Ai e përshkroi largimin amerikan si “fitore historike” për grupet e rezistencës islamike irakiane.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top