Pa kategori

Ahmeti takon Hamzën, në tryezë procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se në takimin e sotëm në Prishtinë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, trajtuan edhe procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara…

Ahmeti takon Hamzën, në tryezë procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi se në takimin e sotëm në Prishtinë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, trajtuan edhe procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit të Ahmetit, biseda përfshiu zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm.

“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, deklaroi Ahmeti.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top