Pa kategori

Ahmeti mbështet Arkin Jahijin për kryetar të Bërvenicës

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi në rrjetet sociale se në një tubim në Çellopek u promovua kandidatura e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Aleanca Kombëtare…

Ahmeti mbështet Arkin Jahijin për kryetar të Bërvenicës
Dëgjo artikullin 1 min

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, njoftoi në rrjetet sociale se në një tubim në Çellopek u promovua kandidatura e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Ahmeti tha se drejtimi i komunës duhet të përcaktohet nga vullneti i banorëve. “Kjo nuk është çështje akrobacionesh matematikore apo pazareve politike. Është çështje e vullnetit të lirë të bërvenicasve”, u shpreh ai.

Sipas kreut të BDI-së, Jahiji i njeh fshatrat dhe nevojat e banorëve të kësaj ane. Ahmeti shprehu besimin se mbështetja qytetare do t’i mundësonte kandidatit ta kthente përkushtimin në punë konkrete.

Në postim, ai u bëri thirrje qytetarëve të vendosin me votë më 18 tetor.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top