Abdixhiku takon Schuebelin, në diskutim funksionalizimi i institucioneve
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe shefi i Zyrës së BE-së, Dirk Schuebel, diskutuan më 24 shtator për konstituimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës, sipas njoftimit të LDK-së. Partia…

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe shefi i Zyrës së BE-së, Dirk Schuebel, diskutuan më 24 shtator për konstituimin dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës, sipas njoftimit të LDK-së.
Partia bëri të ditur se biseda përfshiu zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e saj për situatën politike e institucionale në vend.
Sipas njoftimit, Abdixhiku theksoi përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, si dhe garantimin e funksionalitetit të institucioneve demokratike dhe stabilitetit institucional.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


