Pa kategori

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

Rrëzimi i standardit të 200 metrave ishte vendimtar për pafajësinë e Ante Gotovinës në apel, shpjegon ish-avokati i tij, Payam Akhavan, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. Për…

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Rrëzimi i standardit të 200 metrave ishte vendimtar për pafajësinë e Ante Gotovinës në apel, shpjegon ish-avokati i tij, Payam Akhavan, për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. Për mbrojtjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ai thekson nevojën për shqyrtimin e provave dhe arsyetimit juridik hallkë pas hallke.

Në gjykimin e Gotovinës, goditjet përtej 200 metrave nga objektivat ushtarake ishin përdorur si dëshmi të sulmeve të paligjshme. Gjykatësit e apelit e kundërshtuan njëzëri këtë standard, por u ndanë për pasojat. Me tri vota kundër dy, dënimet e Gotovinës dhe Mlladen Markaçit u përmbysën më 16 nëntor 2012.

Eksperti Geoffrey Corn thekson për Exposenë se rastet ndryshojnë: te Gotovina diskutohej ligjshmëria e sulmeve, ndërsa te Thaçi përgjegjësia për shkeljet. Krahasimi nuk garanton të njëjtin rezultat.

Avokati Tomisllav Kuzmanoviq kërkon ekipe të specializuara dhe mbështetje të mjaftueshme për apelin e ish-krerëve të UÇK-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top