Zogiani njofton protestë në Bruksel më 10 tetor kundër aktgjykimit
Arbnora Zogiani, përfaqësuese e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, njoftoi se diaspora shqiptare do të organizojë protestë më 10 tetor në Bruksel kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të…

Arbnora Zogiani, përfaqësuese e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, njoftoi se diaspora shqiptare do të organizojë protestë më 10 tetor në Bruksel kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në konferencën për media më 30 shtator, Zogiani ftoi bashkatdhetarët të marrin pjesë në tubim. Ajo vlerësoi angazhimin e diasporës përmes protestave dhe aktiviteteve në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
“Diaspora jonë edhe një herë po dëshmon se largësia gjeografike nuk do të thotë largësi nga Kosova”, tha Zogiani.
Në të njëjtën konferencë, përfaqësuesi i platformës Ismail Tasholli kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi shqyrtimin dhe procedimin e projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ai e cilësoi aktgjykimin të padrejtë dhe kërkoi përdorimin e mjeteve ligjore për mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve.
Konferenca u mbajt një ditë para protestës “Jo në emrin tim”, të paralajmëruar për më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


