Zemaj: Shëndetësia s’mund të mbulohet me propagandë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se shëndetësia nuk mund të trajtohet përmes propagandës politike, duke e cilësuar këtë qasje si dështim të qeverisjes së Albin Kurtit. Në një lidhje…

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se shëndetësia nuk mund të trajtohet përmes propagandës politike, duke e cilësuar këtë qasje si dështim të qeverisjes së Albin Kurtit.
Në një lidhje direkte në emisionin “Politiko”, Zemaj përfshiu edhe drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik ndër sektorët ku, sipas tij, qeveria nuk ka dhënë rezultatet e nevojshme. Ai argumentoi se këto fusha kërkojnë rezultate konkrete dhe se mangësitë e tyre nuk mund të mbulohen me propagandë.
“E kam thënë që janë disa sektorë sensitivë dhe ata s’mund të mbulohen me propagandë”, deklaroi deputeti i LDK-së.
Zemaj e veçoi shëndetësinë si sektor veçanërisht të ndjeshëm. Duke bërë një dallim me politikën e jashtme, të cilën e lidhi me interesin shtetëror, ai e quajti të palogjikshëm trajtimin e shëndetësisë si propagandë. Kritikat e tij iu drejtuan mënyrës së qeverisjes së Kurtit gjatë tre-katër vjetëve të fundit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


