Pa kategori
Zelensky: Trump miratoi licencën për prodhimin e raketave Patriot
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Donald Trump ka vendosur t’i japë Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot. Sipas tij, presidenti amerikan ia konfirmoi vendimin gjatë takimit të tyre…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Donald Trump ka vendosur t’i japë Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot. Sipas tij, presidenti amerikan ia konfirmoi vendimin gjatë takimit të tyre të fundit.
“Ka marrëveshje konkrete në fuqi”, deklaroi Zelensky para gazetarëve, duke iu referuar një kërkese që Kievi e kishte ngritur prej muajsh.
Dy presidentët u takuan këtë javë në New York, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Deklarata e Zelenskyt nuk përcakton afat për nisjen e prodhimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


