Ymeri: Deklaratat për Hagën priten nesër, pa diskutim me protestuesit
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se dy draft-deklarata për çështjen e Hagës pritet të vijnë nesër për votim në Kuvend, ndërsa kritikoi mungesën e diskutimit me protestuesit. Në një…

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, tha se dy draft-deklarata për çështjen e Hagës pritet të vijnë nesër për votim në Kuvend, ndërsa kritikoi mungesën e diskutimit me protestuesit. Në një postim në Facebook, ajo bëri të ditur se njëri draft është i PDK-së dhe tjetri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Ymerit, disa kërkesa të protestuesve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së nuk pasqyrohen në draft-deklaratat që mund të hidhen në votim.
“Çështja është se nuk është hapur asnjë bisedë apo debat me protestuesit për të parë se çfarë mund të bëjë Kuvendi para se të vijnë në rend dite për votim dy qëndrime, ndonëse nga përfaqësues të popullit në Kuvend”, ka shkruar Ymeri.
Pritja për votimin e dy drafteve është qëndrim i përcjellë nga deputetja në postimin e saj.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


