Vuçiqi akuzon Rashiqin: “Po zbaton urdhrat e Kurtit”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzoi ministrin e Kosovës, Nenad Rashiq, se po zbaton urdhrat e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky shprehu mbështetje për Listën Studentore në Serbi. Vuçiqi foli…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzoi ministrin e Kosovës, Nenad Rashiq, se po zbaton urdhrat e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky shprehu mbështetje për Listën Studentore në Serbi.
Vuçiqi foli para gazetarëve në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai e lidhi qëndrimin e Rashiqit me Kurtin.
Rashiqi ka deklaruar mbështetje të pakushtëzuar për Listën Studentore. Në deklaratën për Radion Evropa e Lirë, udhëheqësi i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë tha se angazhimi i tij dhe i përkrahësve drejtohet kundër arrogancës dhe korrupsionit në Serbi.
Sipas Rashiqit, mbështetja mund të përfshijë edhe organizimin e një udhëtimi kolektiv për të votuar në qytetet kufitare të Serbisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


