Von der Leyen të enjten në Kosovë, priten takime me Haxhiun e Kurtin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Kosovën më 1 tetor, ku ka në agjendë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin…

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Kosovën më 1 tetor, ku ka në agjendë takime me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas agjendës së Komisionit Evropian, ndalesa në Prishtinë është pjesë e vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor nga 30 shtatori deri më 2 tetor.
Komisioni Evropian njofton se diskutimet me udhëheqësit e rajonit do të përqendrohen te hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe përparimi në integrimin gradual. Parashikohen edhe vizita në projekte të financuara nga BE-ja.
Turneu nis më 30 shtator në Tiranë, me takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Prishtinës, von der Leyen do të vijojë në Podgoricë, ndërsa më 2 tetor pritet ta përmbyllë vizitën në Shkup.
Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk përfshihen në këtë agjendë. Sipas Komisionit Evropian, von der Leyen synon t’i vizitojë më vonë, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në këto dy vende.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


