Pa kategori

Von der Leyen: “Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së lidhet me përgjegjësinë individuale të të pandehurve. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin…

Von der Leyen: “Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së lidhet me përgjegjësinë individuale të të pandehurve. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, ajo theksoi: “Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”.

Von der Leyen tha se mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet dhe kujtoi se aktgjykimi mund të apelohet. Ajo kërkoi gjithashtu respektimin e kujtesës së viktimave nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Duke pranuar se dënimi ka shkaktuar emocione të fuqishme, presidentja e KE-së vlerësoi qëndrimin e Kurtit dhe thirrjet politike për qetësi. “Unë e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që thërrasin për qetësi”, tha ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top