Pa kategori

Von der Leyen: Hapi i radhës është zgjedhja e Presidentit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë hapi i radhës për Kosovën pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë. Në konferencën e…

Von der Leyen: Hapi i radhës është zgjedhja e Presidentit
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjedhja e Presidentit duhet të jetë hapi i radhës për Kosovën pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ajo e lidhi stabilitetin institucional me reformat, rritjen ekonomike dhe përparimin drejt BE-së.

“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i radhës është zgjedhja e Presidentit”, tha von der Leyen pas takimit në Qeveri.

Ajo vlerësoi se zhvillimet e fundit kanë treguar që dialogu mes partive politike është i mundur dhe i inkurajoi ato ta vazhdojnë atë. Sipas saj, stabiliteti institucional është themeli mbi të cilin mbështetet përparimi i vendit.

Duke folur për integrimin evropian, von der Leyen tha se aspirata e Kosovës duhet të kthehet në përparim konkret drejt anëtarësimit. Ajo shpjegoi se Plani i Rritjes parashikon investime evropiane dhe hapje graduale të pjesëve të tregut të përbashkët, paralelisht me zbatimin e reformave nga Kosova.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top