Pa kategori

Vitia thotë se Reshitaj e lavdëronte, ajo: “Më keni përzier me dikë”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pretendoi në Kuvend se deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, e kishte lavdëruar për investimet në shëndetësi gjatë takimeve në ministri, ndërsa ajo e mohoi dhe…

Vitia thotë se Reshitaj e lavdëronte, ajo: “Më keni përzier me dikë”
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pretendoi në Kuvend se deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, e kishte lavdëruar për investimet në shëndetësi gjatë takimeve në ministri, ndërsa ajo e mohoi dhe e akuzoi se po krijonte të pavërteta.

Gjatë interpelancës për gjendjen në shëndetësi, Vitia tha se Reshitaj i kishte shprehur vetëm vlerësime pozitive, madje duke i thënë: “Lum ne që të kemi”. Ai pretendoi gjithashtu se ajo kishte paraqitur kërkesa personale, të cilat ai i kishte thënë se nuk mund të përfundoheshin, pa ngritur shqetësime për dështime në sistem.

Reshitaj kundërshtoi versionin e ministrit dhe mohoi se i kishte thënë që po bënte punë të mirë.

“Më keni përzier me dikë, mos krijoni të pavërteta”, tha ajo.

Në debat ndërhyri edhe deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi. Ai iu referua një postimi që ia atribuoi Reshitajt, të datës 19 dhjetor 2025, me formulimin “Shëndetësia që po merr formë konkrete në Prizren”, si mbështetje për pretendimin se ajo kishte vlerësuar investimet.

Përplasja pasoi kritikat e Reshitajt për problemet në shëndetësi, nga kujdesi parësor deri në QKUK.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top