Pa kategori

Vitia: 236 pacientë i siguruan privatisht barnat që mungonin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha në Kuvend se 236 pacientë të Onkologjisë i kishin siguruar privatisht barnat që mungonin në klinikë gjatë vitit 2026, sipas të dhënave që ai…

Vitia: 236 pacientë i siguruan privatisht barnat që mungonin
Dëgjo artikullin 1 min

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha në Kuvend se 236 pacientë të Onkologjisë i kishin siguruar privatisht barnat që mungonin në klinikë gjatë vitit 2026, sipas të dhënave që ai prezantoi nga institucionet shëndetësore.

Gjatë interpelancës, Vitia pranoi se furnizimi nuk kishte qenë në nivelin e duhur. Sipas tij, rreth 70 pacientë u përballën me mungesën e Bevacizumab për rreth 13 javë, ndërsa 12 pacientë me mungesën e Dabrafenib për 20 javë. Për Bicalutamide u raportuan rreth 70 pacientë të prekur nga mungesa prej 12 javësh, ndërsa për Sorafenib 14 pacientë dhe tetë javë mungesë. Për Palbociclib, ai përmendi 70 pacientë dhe mungesë prej dy ciklesh.

Ministri i lidhi vonesat me mungesën e autorizimeve për disa barna, procedurat e furnizimit, tenderët pa ofertues dhe ofertat që tejkalonin shumën e parashikuar sipas çmimeve zyrtare.

Vitia tha gjithashtu se auditimi i brendshëm kishte evidentuar raste kur zyrtarët mund të kishin reaguar më herët. Sipas tij, janë iniciuar procedura disiplinore dhe priten vendimet e komisionit përkatës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top