Vdes papritur ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev
Ambasadori i Rusisë në SHBA, Alexander Darchiev, ka vdekur papritur në moshën 66-vjeçare, sipas njoftimit të së mërkurës nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Ministria nuk bëri të ditur shkakun…

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Alexander Darchiev, ka vdekur papritur në moshën 66-vjeçare, sipas njoftimit të së mërkurës nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Ministria nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes.
Në deklaratë, institucioni e përshkroi Darchievin si një “profesionist të jashtëzakonshëm” dhe i shprehu ngushëllime familjes dhe të afërmve të tij.
“Alexander Darchiev shërbeu në një nga fushat më kërkuese të politikës së jashtme ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Darchiev shërbente si ambasador në Uashington që nga marsi i vitit 2025. Sipas ambasadës ruse në SHBA, ai kishte drejtuar më parë Departamentin për Atlantikun e Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse. Nga viti 2014 deri më 2021 kishte shërbyer si ambasador i Rusisë në Kanada.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


