UP: Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime kolektive
Senati i Universitetit të Prishtinës, në një deklaratë të miratuar për luftën çlirimtare dhe zhvillimet pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vlerëson se drejtësia e qëndrueshme nuk mund…

Senati i Universitetit të Prishtinës, në një deklaratë të miratuar për luftën çlirimtare dhe zhvillimet pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vlerëson se drejtësia e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime kolektive. Universiteti thekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme, objektive dhe e mbështetur në prova.
Deklarata e lidh trajtimin e luftës me rrethanat politike, shoqërore dhe humanitare të kohës. Sipas universitetit, lufta e UÇK-së ishte pjesë e përpjekjes së popullit të Kosovës për mbrojtjen e jetës, dinjitetit dhe lirisë nga represioni e dhuna.
Në këtë kuadër, Senati përmend dhunën sistematike, dëbimet masive të shqiptarëve të Kosovës dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut. Edhe mbështetjen dhe ndërhyrjen e NATO-s, deklarata i vendos në kontekstin e krizës humanitare dhe nevojës për mbrojtjen e popullsisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


