Ulutash: Siguria e qëndrueshme në Kosovë kalon nga politika
Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, tha komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në adresimin e tij lamtumirës, duke theksuar mbështetjen për dialogun mes Prishtinës…

Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, tha komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në adresimin e tij lamtumirës, duke theksuar mbështetjen për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja.
Sipas Ulutashit, ky dialog është kuadri për trajtimin e çështjeve të pazgjidhura dhe kërkimin e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ai tha se KFOR-i do të vazhdojë ta luajë rolin e tij në këtë drejtim.
“Sot, situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999. Organizatat e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe janë bërë më të afta”, tha ai.
Ulutash theksoi se KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse paraqiten rreziqe për përkeqësimin e situatës. Misioni, sipas tij, vazhdon të ruajë një mjedis të sigurt për të gjithë dhe të garantojë lirinë e lëvizjes.
Dorëzimi i komandës te gjeneralmajori italian Roberto Vergori është paraparë për 14 tetor.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


