Ua kemi lexuar në xhep skenarin.
Burim Ramadani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e lidh konstituimin e Kuvendit me një skenar zgjedhor për 27 dhjetorin. Reagimi i tij erdhi pasi LVV-ja njoftoi se do t’i…

Burim Ramadani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e lidh konstituimin e Kuvendit me një skenar zgjedhor për 27 dhjetorin. Reagimi i tij erdhi pasi LVV-ja njoftoi se do t’i votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit.
“Ua kemi lexuar skenarin në xhep”, shkroi Ramadani, duke pretenduar se synimi i kësaj partie është një kalendar që çon drejt zgjedhjeve në fund të dhjetorit. Kjo është akuza dhe përllogaritja e tij politike, jo njoftim zyrtar për caktimin e zgjedhjeve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Sipas Ramadanit, LVV-së dhe Albin Kurtit u intereson që Kuvendi të mos konstituohet para 13 shtatorit. Ai e lidh këtë datë me afatin për zgjedhjen e presidentit dhe më pas me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve më 27 dhjetor.
Deputeti i Aleancës e cilësoi këtë si “lojë me shtetin” dhe tha se prej kohësh kishin paralajmëruar të njëjtin skenar. Në fund të reagimit, ai parashikoi se rezultati i zgjedhjeve që, sipas tij, po llogarit VV-ja do ta zhgënjente këtë parti.
DPT.al — Drita për të vërtetën


