Pa kategori

Trump shpjegon pse nuk zbaton sanksionet e reja ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk po i zbaton sanksionet e reja ndaj Rusisë sepse nuk dëshiron ta largojë Moskën nga tryeza e negociatave për paqe me Ukrainën. “Jam…

Trump shpjegon pse nuk zbaton sanksionet e reja ndaj Rusisë
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk po i zbaton sanksionet e reja ndaj Rusisë sepse nuk dëshiron ta largojë Moskën nga tryeza e negociatave për paqe me Ukrainën.

“Jam në proces të negociatave për paqe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk dua të bëj asgjë që, në mënyrë të pamenduar, do ta largonte Rusinë nga tryeza e negociatave”, shkroi Trump në platformën Truth Social më 18 tetor.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të NBC-së më 18 tetor, paralajmëroi për pasojat nëse Uashingtoni mbështet Moskën. “Nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë anën e Rusisë, natyrisht se ne nuk do të mund të fitojmë”, tha ai.

Zelensky shprehu shpresën që Trump t’i ndryshojë vendimet, duke i cilësuar ato si gabime që nuk i ndihmojnë as Ukrainën, as Shtetet e Bashkuara.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top