Trump planifikon 32 ditë fushatë për të mbajtur Kongresin
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se planifikon 32 ditë fushatë në mbështetje të republikanëve përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. Duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, ai tha se…

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se planifikon 32 ditë fushatë në mbështetje të republikanëve përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. Duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë, ai tha se turneu do të nisë këtë javë dhe do të përfshijë edhe Teksasin e Ohajon.
Në këto zgjedhje është në lojë kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ku republikanët synojnë të ruajnë shumicën për dy vitet e ardhshme të mandatit të tij.
Me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, në krah, Trump shprehu besim te mundësitë e partisë së tij. Ai hodhi poshtë shqetësimet se disa kandidatë republikanë po distancohen prej tij dhe tha se kërkohet pjesëmarrja e tij në aktivitetet e fushatës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


