Trump në Dublin, çfarë ndodhi në rezidencën presidenciale?
Donald Trump u prit nga presidentja irlandeze Catherine Connolly në rezidencën presidenciale në Dublin, gjatë vizitës së tij dyditore në Irlandë. Sipas raportimit të agjencisë Anadolu, dy udhëheqësit shtrënguan duart…

Donald Trump u prit nga presidentja irlandeze Catherine Connolly në rezidencën presidenciale në Dublin, gjatë vizitës së tij dyditore në Irlandë. Sipas raportimit të agjencisë Anadolu, dy udhëheqësit shtrënguan duart përpara takimit.
Pritja në Áras an Uachtaráin përfshiu edhe një ceremoni mirëseardhjeje me bandë ushtarake. Connolly e priti presidentin amerikan në rezidencën zyrtare të kreut të shtetit irlandez.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Pas mbërritjes me avion, Trump ishte pritur nga zyrtarë të lartë irlandezë. Mes tyre ishin zëvendëskryeministri Simon Harris dhe ministrja e Punëve të Jashtme Helen McEntee, si dhe ambasadori amerikan Ed Walsh.
DPT — Drita për të vërtetën


