Tirana shpall “Qytetarë Nderi” Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Nisma u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pas vendimit dënues…

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Nisma u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.
Në arsyetimin e nismës vlerësohet kontributi i tyre në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë, veçanërisht gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me miratimin e këtij vendimi, katër ish-drejtuesit e UÇK-së bëhen “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Nderimi nga këshilli bashkiak vjen në një periudhë reagimesh politike ndaj aktgjykimit të Hagës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


