Tentim grusht-shteti
Besnik Tahiri, shef i deputetëve të AAK-së. Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur si tentim grusht-shteti seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e…


Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur si tentim grusht-shteti seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit, pavarësisht mungesës së kuorumit.
Ai ka thënë se kjo që ka ndodhur me këtë seancë është shkelje serioze e rëndit kushtetues dhe rrezik i madh për demokracinë.
Shkelje e rëndë kushtetuese
Është një gabim i madh. Sot është bërë një shkelje e madhe kushtetuese. Ajo që sot kryetarja e Kuvendit dhe ushtruesja e detyrës së presidentes ndërmori, është pa asnjë dyshim një goditje e rëndë që i është bërë rendit kushtetues, duke nisur një seancë plotësisht në kundërshtim me rregullat që janë mirë të përcaktuara.
— Besnik Tahiri, AAK
— ka thënë Tahiri, pas përfundimit të kësaj seance.
Reagim politik i AAK-së
Ai ka thënë se ky akt ka shënuar një ndër shkeljet më të mëdha të Kushtetutës.
Kjo situatë kaq serioze dhe kaq e rrrezikshme. Është Tentim grusht shteti. Për AAK ky akt shënon një ndër shkeljet më të mëdha kushtetuese, sulmi më i madh që i është bërë shtetit.
— Besnik Tahiri, AAK
— ka shtuar ai.
Ai ka thënë se si parti politike do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të parandaluar skena të tilla.