Politikë

Të tregojë çfarë do të bëjë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar qëndrimin e institucioneve dhe partive politike në Kosovë lidhur me zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimeve të fundit të gjykatës në Hagë.…

Të tregojë çfarë do të bëjë
Dëgjo artikullin 2 min

Gazetari Lirim Mehmetaj ka komentuar qëndrimin e institucioneve dhe partive politike në Kosovë lidhur me zhvillimet rreth Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe vendimeve të fundit të gjykatës në Hagë.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mehmetaj ka kritikuar veçanërisht qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, duke argumentuar se, sipas tij, ekziston një hezitim për të ndërmarrë hapa konkretë në raport me vendimin e Gjykatës Speciale.

Mehmetaj ka thënë se partitë politike duhet të tregojnë qartë se çfarë synojnë të bëjnë për të kundërshtuar atë që e konsiderojnë si vendim të padrejtë, në vend që të mjaftohen vetëm me deklarata politike.“Por duhet me ardhë një moment ku duhet me u pozicionu përnjëmend. Hiqe lojën, hiqe retorikën. “Situata është kjo, vendimi është konstatuar edhe prej teje si i padrejtë. Çka ke me bë? Nëse s’po don me bë kurrgjë, trego pse s’po don?”

“Unë po të betohem që një prej arsyeve pse gjykata dhe persona si ai Smithi e kanë pas mundësinë me dhënë vendime të padrejta, duke e ditur që janë të padrejta. Sot, as juristët më të mirë nuk e kanë idenë me çfarë faktesh janë lidhur personat e akuzuar me krimet”, ka deklaruar ai.

Ai ka kritikuar gjithashtu retorikën politike që, sipas tij, është përdorur ndaj atyre që kanë mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, duke theksuar se sot duhet të ketë një qasje më konkrete përballë vendimeve të saj.

“Ti nuk mundesh me i ardhë një 18-vjeçari me argumentin ‘ata vetë e kanë votuar’. Ai të thotë: nuk më intereson, ti je kryeministër, ti je qeveri, vendimi është i padrejtë dhe vetë e ke thënë që është i padrejtë. Bëj diçka”, është shprehur ai

Scroll To Top