Tasholli: Mospërgjigjja e pushtetit ndaj qytetarëve rrezikon një hendek
Përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, paralajmëroi se mospërgjigjja e pushtetit ndaj kërkesave të qytetarëve rrezikon të krijojë një hendek të rrezikshëm. Në intervistë për Klan Kosova, ai…

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, paralajmëroi se mospërgjigjja e pushtetit ndaj kërkesave të qytetarëve rrezikon të krijojë një hendek të rrezikshëm. Në intervistë për Klan Kosova, ai tha se të gjithë liderët politikë janë të ftuar në protestën e 1 tetorit në Prishtinë, kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Tasholli tha se mesazhi “UÇK-ja na bashkon” duhet të marrë shprehje edhe në nivel institucional. “Unë e kam thënë që është një rrezik i madh nëse pushteti nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve, krijohet një hendek i rrezikshëm që nuk bën me u futë asaj udhe”, deklaroi ai.
Sipas Tashollit, ftesa publike për qytetarët përfshin edhe drejtuesit e secilës parti. Ai sqaroi se në marshin e mëparshëm liderët ishin ftuar edhe t’i drejtoheshin masës, ndërsa këtë herë thirrja është për pjesëmarrjen e të gjithëve.
Përfaqësuesi i platformës tha se organizatorët dëshirojnë praninë e gjithë spektrit politik, pasi, sipas tij, pasojat e aktgjykimit prekin Kosovën në tërësi. “Nuk ka dëm për një parti politike apo për një organizatë joqeveritare apo për komunitete të caktuara, dëmi është për Kosovën”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


