Tahiri: “Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit”
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, kritikoi shtyrjen e vendimeve për projektligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit, duke ia ngarkuar përgjegjësinë qeverisjes aktuale. “Shteti nuk qeveriset në 24 orët e…

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, kritikoi shtyrjen e vendimeve për projektligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit, duke ia ngarkuar përgjegjësinë qeverisjes aktuale. “Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit”, shkroi ai në një postim publik.
Tahiri pyeti pse Ministria e Drejtësisë nuk e kthen projektligjin në Kuvend. “Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet”, shkroi deputeti.
Sipas tij, një javë para vendimit nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, temat serioze po lihen për momentin e fundit dhe institucionet po funksionojnë nën presionin e krizës.
Tahiri kritikoi edhe mungesën, sipas tij, të një diskutimi serioz për zgjedhjen e presidentit dhe llogaridhënien. Ai e përshkroi këtë qasje si shtyrje të vazhdueshme të problemeve, duke vlerësuar se vendi po kalon nga një krizë në tjetrën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


