Tahiri kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit dhe rezolutë për vendimin e Hagës
Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të…

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Në reagimin e tij, Tahiri ka kritikuar atë që e cilëson mungesë të një qëndrimi politik dhe institucional të Kuvendit, një javë pas vendimit. Ai kërkon një rezolutë që ta dënojë vendimin, të bëjë thirrje për drejtësi dhe të trajtojë çështjet që ai i konsideron problematike në të.
“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas tij, qëndrimi i deputetëve do të vlerësohet edhe nga gjeneratat e ardhshme. Ai u ka bërë thirrje forcave politike të lënë anash kalkulimet ditore dhe të bashkohen për këtë çështje.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


