Pa kategori

Tahiri: Deklarata s’mjafton, Qeveria të kthejë ligjin për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e cilësoi të pamjaftueshme deklaratën e Kuvendit të Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale dhe i bëri thirrje Qeverisë të kthejë sa…

Tahiri: Deklarata s’mjafton, Qeveria të kthejë ligjin për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, e cilësoi të pamjaftueshme deklaratën e Kuvendit të Kosovës për vendimin e Gjykatës Speciale dhe i bëri thirrje Qeverisë të kthejë sa më shpejt në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Sipas Tahirit, projektligji tashmë ndodhet në Qeveri dhe Kuvendi e ka përfunduar pjesën e tij të punës. Ai kërkoi që procesi të mos zvarritet dhe që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë.

“Është koha për veprime konkrete institucionale”, tha Tahiri, duke e lidhur kërkesën me protestat e qytetarëve kundër vendimit të 16 shtatorit, të cilin ai e cilësoi padrejtësi historike.

Tahiri u bëri apel të gjitha partive politike për unitet dhe kontribut në këtë proces, duke deklaruar se grupi parlamentar dhe PDK-ja do të angazhohen për të.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top