Pa kategori

Sveçla propozon spital publik në pronën komunale ku funksionon Spitali Amerikan

Gëzim Sveçla, shefi i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka propozuar që prona komunale ku funksionon aktualisht Spitali Amerikan të shqyrtohet si vend për Spitalin…

Sveçla propozon spital publik në pronën komunale ku funksionon Spitali Amerikan
Dëgjo artikullin 1 min

Gëzim Sveçla, shefi i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka propozuar që prona komunale ku funksionon aktualisht Spitali Amerikan të shqyrtohet si vend për Spitalin Publik të Prishtinës.

Sipas Sveçlës, kontrata për këtë hapësirë përfundon vitin e ardhshëm. Ai e mbështet propozimin te afërsia me QKUK-në, objektet ekzistuese për veprimtari spitalore dhe qasja me transport publik e privat.

Sveçla kërkon që shërbimet e spitalit të përcaktohen bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, mbi analiza profesionale. “Spitali i Prishtinës duhet të jetë komplementar me QKUK-në, jo kopje e saj”, ka shkruar ai. Sipas tij, spitali duhet të ofrojë shërbime aty ku QKUK-ja është e mbingarkuar, duke shmangur dyfishimin aty ku kapacitetet janë të mjaftueshme.

Ai argumenton se përdorimi i kësaj hapësire do të kërkonte më pak kohë dhe kosto, ndërsa realizimi i propozimit kërkon koordinim ndërmjet institucioneve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top