Pa kategori

Sveçla kritikon projektin mbi 7 milionë te “Xhorxh Bush”

Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, kritikoi planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, që sipas tij kap vlerën mbi shtatë…

Sveçla kritikon projektin mbi 7 milionë te “Xhorxh Bush”
Dëgjo artikullin 1 min

Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, kritikoi planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, që sipas tij kap vlerën mbi shtatë milionë euro. Kritikat i bëri gjatë shqyrtimit të propozim-buxhetit të komunës për vitin 2027.

Sveçla tha se grupi i tij nuk e mbështeti buxhetin, duke pretenduar se dokumenti përmban shkelje ligjore. Ai e kritikoi edhe PDK-në, duke thënë se gjatë fushatës për zgjedhjet lokale ishte premtuar hapja e rrugës nga sheshi “Xhorxh Bush” deri te rrethi me Flamur.

Kuvendi Komunal e miratoi propozim-buxhetin në vlerë 161 milionë euro me 31 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top