Pa kategori

Stier: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

Eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier e lidh anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në emisionin “Romano Bolkoviq – 1 na 1” në televizionin kroat…

Stier: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën
Dëgjo artikullin 1 min

Eurodeputeti kroat Davor Ivo Stier e lidh anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Në emisionin “Romano Bolkoviq – 1 na 1” në televizionin kroat HRT, ai kërkoi presion më të koordinuar evropian ndaj Beogradit.

Sipas Stierit, BE-ja nuk kërkon njohje formale nga Serbia, por normalizim de fakto dhe zbatim të detyrimeve nga marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit. Ai shpjegoi se kjo nënkupton që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndërsa Prishtina të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Eurodeputeti nga HDZ-ja vlerësoi se politika e Serbisë për të balancuar mes Perëndimit dhe Rusisë nuk është e qëndrueshme në afat të gjatë. Ai ia atribuoi ngecjen e rrugës evropiane të Beogradit mungesës së reformave dhe orientimit të tij gjeopolitik.

Stier kritikoi edhe qasjen e vendeve të BE-së, duke thënë se ndjekja e interesave të veçanta kombëtare ka penguar një politikë të përbashkët të suksesshme ndaj Serbisë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top