Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit në çështjen kundër administrimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kanë vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit në çështjen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit të gjykatës, gjykatësi Christopher Gosnell vlerësoi më 30…

Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kanë vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit në çështjen për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit të gjykatës, gjykatësi Christopher Gosnell vlerësoi më 30 shtator se vazhdojnë rreziqet e pengimit të procesit ose të kryerjes së veprave të tjera penale.
Gjykatësi e konsideroi paraburgimin të domosdoshëm dhe proporcional. Sipas Dhomave të Specializuara, ai mori parasysh edhe dënimin e Thaçit në çështjen e veçantë për krime lufte, por konstatoi se ai nuk e heq nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në këtë proces. Vlerësimi mbështetet, në parim, te faktorët që lidhen me çështjen aktuale.
Në këtë proces, Thaçi akuzohet bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin. Të pestë janë deklaruar të pafajshëm. Palët përfunduan paraqitjen e fjalëve përfundimtare më 14 shtator 2026.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


