Specialja cakton tre gjyqtarë për afatin e njoftimit për apel
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen janë caktuar për të vendosur mbi kërkesën e mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen…

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se Michèle Picard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen janë caktuar për të vendosur mbi kërkesën e mbrojtjes për zgjatjen e afatit për paraqitjen e njoftimit për apel në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas përgjigjes së institucionit, kryetarja Ekaterina Trendafilova e caktoi trupin gjykues të Apelit më 22 shtator. Ky trup do të trajtojë edhe të gjitha parashtresat e palëve që lidhen me një njoftim për apel kundër aktgjykimit në këtë çështje.
Në përzgjedhje, sipas Dhomave të Specializuara, janë marrë parasysh kriteret e Rregullës 4 të Rregullores për Caktimin e Gjyqtarëve, përfshirë përvojën, ekspertizën dhe disponueshmërinë e tyre.
Përgjigjja konfirmon caktimin e gjyqtarëve, por nuk njofton një vendim për miratimin ose refuzimin e kërkesës për zgjatjen e afatit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


