Pa kategori

Skenderaj miraton njëzëri deklaratën “JO NË EMRIN TIM”

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar njëzëri deklaratën “JO NË EMRIN TIM”, përmes së cilës kundërshton aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Lajmin e…

Skenderaj miraton njëzëri deklaratën “JO NË EMRIN TIM”
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar njëzëri deklaratën “JO NË EMRIN TIM”, përmes së cilës kundërshton aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Sami Lushtaku, në një postim publik.

Sipas Lushtakut, deklarata u miratua me propozimin e tij dhe shpreh solidaritet me familjet e ish-krerëve të UÇK-së. Në të ritheksohet edhe qëndrimi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim.

Lushtaku falënderoi anëtarët e kuvendit komunal për mbështetjen dhe e cilësoi votimin e njëzëshëm si dëshmi të qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top