Si iu referua Sllavko Simiq Kuvendit gjatë propozimit?
Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, iu referua Kuvendit të Kosovës si ‘Parlament i Prishtinës’, gjatë propozimit të Igor Simiqit për nënkryetar në seancën e 13 shtatorit. Në formulimin e…

Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, iu referua Kuvendit të Kosovës si ‘Parlament i Prishtinës’, gjatë propozimit të Igor Simiqit për nënkryetar në seancën e 13 shtatorit.
Në formulimin e propozimit, ai përdori edhe shprehjen ‘popullin serb’, duke thënë se deputetët e komunitetit serb e propozonin Igor Simiqin për këtë pozitë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Propozimi i kolegut erdhi pasi kandidatura e vetë Sllavko Simiqit për nënkryetar nuk mori votat e nevojshme.
Formulimi lidhet edhe me një debat të ditëve të fundit: më 9 shtator, Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar ndaj shprehjes ‘në emër të popullit serb’, të përdorur gjatë propozimit të kandidatit për nënkryetar.
DPT — Drita për të vërtetën


