Shqipëria kërkon llogaridhënie për Banjskën: Drejtësia është themel i dialogut
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë kërkoi llogaridhënie të plotë për sulmin në Banjskë, në trevjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë kërkoi llogaridhënie të plotë për sulmin në Banjskë, në trevjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në postimin e saj, ministria kërkon që para drejtësisë të dalin të gjithë përgjegjësit për planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e sulmit.
“Tre vjet më pas, domosdoshmëria mbetet e njëjtë: llogaridhënie e plotë”, thuhet në deklaratë. Institucioni kërkon gjithashtu zbardhjen e të gjitha rrethanave të sulmit të 24 shtatorit 2023.
Sipas ministrisë, sulmi kishte në shënjestër edhe sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë, si dhe përpjekjet për stabilitet e normalizim në rajon. Ajo paralajmëron se mungesa e një përgjigjeje ndaj akteve të tilla do t’u dërgonte mesazhin e gabuar atyre që synojnë ta minojnë paqen përmes dhunës.
“Drejtësia nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë pengesë për dialogun”, thekson ministria, duke e cilësuar atë një nga themelet e dialogut të besueshëm, besimit të ndërsjellë dhe pajtimit afatgjatë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


