Kronikë

Shpërthim pas Bashkisë së Shkodrës, çfarë dihet deri tani?

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar mbrëmjen e 12 shtatorit, rreth orës 21:30, pas godinës së Bashkisë së Shkodrës. Sipas raportimit të deritanishëm, ka dëme materiale, por nuk raportohet…

Shpërthim pas Bashkisë së Shkodrës, çfarë dihet deri tani?
Dëgjo artikullin 1 min

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar mbrëmjen e 12 shtatorit, rreth orës 21:30, pas godinës së Bashkisë së Shkodrës. Sipas raportimit të deritanishëm, ka dëme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Të dhënat paraprake tregojnë se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës së një 60-vjeçari. Nga shpërthimi raportohet se janë thyer edhe xhama të pallateve pranë vendit të ngjarjes.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Policia ka rrethuar zonën në qendër të qytetit dhe po heton rrethanat. Autorët dhe motivi ende nuk janë zbardhur; informacionet për vendosjen e lëndës plasëse mbeten paraprake.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top