Shiroka Pula veçon mërgatën në partneritetin me Zvicrën
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cilësoi mërgatën shqiptare në Zvicër si kontribuuese të veçantë në forcimin e partneritetit mes dy vendeve, gjatë takimit me ambasadoren zvicerane Anne-Lise Cattin…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e cilësoi mërgatën shqiptare në Zvicër si kontribuuese të veçantë në forcimin e partneritetit mes dy vendeve, gjatë takimit me ambasadoren zvicerane Anne-Lise Cattin Hennin, sipas Presidencës.
Në takim u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi i ndërsjellë dhe mbështetja e Zvicrës për Kosovën. Shiroka Pula e vlerësoi Zvicrën si një nga partnerët më të rëndësishëm politikë, ekonomikë dhe zhvillimorë të vendit.
Ajo shprehu mirënjohje për angazhimin zviceran në zhvillimin e Kosovës, në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të saj.
Sipas njoftimit, në takim u vlerësua edhe kontributi i kontingjentit zviceran Swisscoy, pjesë e KFOR-it që nga viti 1999, për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Presidenca bëri të ditur se Shiroka Pula shprehu qëndrimin se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet dhe se Zvicra do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


