Shala: Fjalët e Kurtit për Behajdin Allaqin u përsëritën në aktgjykimin e Hagës
Ish-gjyqtari i Apelit, Hasan Shala, pretendoi se deklarata e Albin Kurtit në Kuvend për Behajdin Allaqin përputhet me tekstin që gjyqtari i Dhomave të Specializuara lexoi gjatë shpalljes së aktgjykimit…

Ish-gjyqtari i Apelit, Hasan Shala, pretendoi se deklarata e Albin Kurtit në Kuvend për Behajdin Allaqin përputhet me tekstin që gjyqtari i Dhomave të Specializuara lexoi gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Ai e bëri këtë krahasim në emisionin Frontal të T7, kur u pyet për veçimin e rastit të Allaqit.
“I njëjti tekst, qysh e ka thanë Kurti në Kuvend, të njëjtin e lexoi edhe ky”, tha Shala.
Pretendimi për përputhjen e teksteve është vlerësim i Shalës. Në deklaratën e cituar, ai nuk paraqet prova që do të tregonin se deklarata e Kurtit ka ndikuar në aktgjykim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


