Shahini kërkon unifikim politik për procesin në Hagë
Kreu i AKB-së, Agim Shahini, kërkoi unifikim të spektrit politik të Kosovës për përgjigjen institucionale ndaj procesit në Hagë. Në emisionin EURO në T7, ai tha se mobilizimi pas vendimit…

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, kërkoi unifikim të spektrit politik të Kosovës për përgjigjen institucionale ndaj procesit në Hagë. Në emisionin EURO në T7, ai tha se mobilizimi pas vendimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të shkojë përtej protestave.
“I duhet, po ashtu, një unifikim i gjithë spektrit politik në vend karshi përgjigjes që duhet shteti ynë të japë në vazhdimin e procesit në Hagë, në mbrojtjen e çlirimtarëve atje”, tha Shahini.
Ai e cilësoi vendimin si goditjen më të rëndë për Kosovën që nga pavarësia në aspektin ekonomik, politik dhe diplomatik. Sipas vlerësimit të tij, pasojat mund të prekin investimet, tërheqjen e fondeve ndërkombëtare dhe agjendën e integrimit evropian. Shahini argumentoi se perceptimi i pasigurisë politike dhe juridike i bën investitorët të hezitojnë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


