Selmani institucioneve: Kemi sakrifikuar, kërkojmë dinjitet
Ylber Selmani, invalid lufte nga Ferizaj, kritikoi institucionet për mungesë veprimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe politikanët për mungesë uniteti. Në një intervistë për Klan Kosovën,…

Ylber Selmani, invalid lufte nga Ferizaj, kritikoi institucionet për mungesë veprimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe politikanët për mungesë uniteti. Në një intervistë për Klan Kosovën, pas natës së 14-të të protestave në Prishtinë, ai tha se veteranët kërkojnë dinjitet dhe të mos lihen anash.
“Është pak kjo që po bëhet për çlirimtarët. Nuk është duke u bërë mjaftueshëm. Absolutisht jo. Nuk e di pse kjo përçarje mes politikanëve, nuk e di pse nuk e kanë unitetin të cilin duhet me e pasë”, tha Selmani.
Duke folur për protestën e 1 tetorit, ai paralajmëroi mobilizim më të madh. Selmani theksoi se mbështet institucionet e Kosovës, ndërsa e lidhi kërkesën për dinjitet me sakrificën gjatë luftës.
“Jo që nuk duhet me pasë qetësi, sepse ne jemi për institucionet tona, ne kemi dhënë gjymtyrë, është një këmbë e këputur, ne kemi dhënë sakrificë, por ne po kërkojmë dinjitet, jo të na lënë anash”, u shpreh ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


